“I prenë gishtat me kosë pas konfliktit”, sqaron policia e Bulqizës: I dëmtoi vetë, ishte në arrest shtëpie

Policia ka resguar në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Bulqizë, ku një person përfundoi me gishtin e dorës të prerë.

Mësohet se një I.L., i cili ishte në arrest shtëpieka dëmtuar me mjet prerës gishtin e dorës dhe është dërguar për ndihmë në spitalin e Traumësm në mungesë të kirurgut në Bulqizë.

Për të janë referuar materialet për veprën penale “Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Njoftimi i policisë:

Në lidhje me një lajm të publikuar në media ku bënte fjalë për një konflikt të ndodhur mes disa personave me mjete prerëse, ju informojmë se :

Me datë 17.06.2022, rreth orës 23:00, në spitalin e Bulqizës, ka shkuar për të marrë ndihmë mjekësore shtetasi I. L., i cili ishte në masën ‘Arrest shtëpie’, për veprat penale “Kundërshtim me forcë i punonjësit të policisë”, “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt”, dhe “Goditje per shkak të detyrës”.

Nga veprimet e kryera nga grupi hetimor për rastin në fjalë, shtetasi I. L., ka deklaruar se në banesën e tij, aksidentalisht ka dëmtuar me mjet prerës thikë, gishtin e dorës dhe në mungesë të mjekut kirurg në spitalin e Bulqizës, është dërguar për ndihmë në spitalin e Traumës, Tiranë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore në ngarkim të shtetasit I. L., 30 vjeç, janë referuar materialet procedurale pranë Prokurorisë Dibër për veprën penale “Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.