Një 49-vjeçar është plagosur ditën e sotme, pasi një granatë e vjetër e cila ndodhej në tokë ka shpërthyer. Granat ka shpërthyer gjatë kohës kur 49-vjeçari po punonte tokën. 49 vjeçari banues në fshatin Gështenjas është dërguar menjëherë drejt ambjenteve të spitalit, ku ka marrë ndihmën e specializuar mjeksore.
Ai ka marrë disa dëmtime në trup, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Polica po heton më shumë mbi rastin.
Njoftimi i policisë:
Pogradec/Informacion paraprak
Sot, në fshatin Gështenjas, shtetasi G. Y., 49 vjeç, duke punuar me mjet bujqësor, në tokën e tij, është dëmtuar në trup, dyshohet nga shpërthimi i një granate të vjetër që ndodhej në tokë. Shtetasi G. Y. po merr ndihmë mjekësore në spital dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.