“I përmendet emri 14 herë”, Berisha: Në dosjen e McGonigal ka gjëra “përvëluese” për Ramën

Kreu i Partisë Demokratike,Sali Berisha ka deklaruar se kryeministrit Edi Rama i përmendet emri 14 herë në aktakuzën e ish-zyrtarit të FBI, Charles McGonigal.

Sipas Berishës, në dosje ka gjëra më implikuese për Ramën dhe u shpreh i bindur se do të ngrihet komision hetimor.

“Personi që shoqëroi McGonigal me Ramën në takim është i njëjti që pagoi dollarët për shërbimin që iu kërkua ish-zyrtarit të FBI. Rama ka lidhje. I lakohet emri 14 herë në aktakuzë. Prokurori në dosje ka gjëra më përvëluese. Rama kujton se mund të mashtrojë dhe të bëhet i penduar. Duhet të bëhet i penduar. Mediat kur shkelin çdo standard, shkelmojnë veten. Komisionin hetimor do e ngrenë. Nuk e pengon kush. Ka një privatizim të parlamentit nga Rama dhe Linda. Parlamenti është i qytetarëve. Ata kanë dërguar aty përfaqësuesit e tyre”, tha Berisha. /albeu.com


Shtuar 3.02.2023 13:16