I përjashtuar nga seancat, Berisha shkon në Kuvend: Nuk është koha e fjalëve

Ish-kryeministri Sali Berisha ka shkuar në Kuvend, edhe pse është përjashtuar nga seancat plenare.

Ai ka folur shkurt për mediat, duke thënë se tani është koha e pamjeve.

“Ju po të doni rrini këtu, po të doni rrini atje. Çdo gjë do te shikoni vetë, nuk është koha e fjalëve, por e pamjeve”, tha Berisha.

Ndërkohë, deputetët e opozitës kanë shkuar në hyrje të sallës së Kuvendit, ndërsa Garda nuk i ka lejuar që të futen.

 


Shtuar 14.12.2023 09:33