I përjashtuar nga Kuvendi, Këlliçi: Çmenduri e Ramës, duhet të futem në Parlament

Deputeti i PD-së Belind Këlliçi, njëherësh dhe kandidat për drejtimin e Tiranës në zgjedhjet lokale të 14 majit, ka folur i revoltuar pasi nuk është lejuar të futet në Kuvend, duke qenë se Sekretariati i Etikës e ka përjashtuar bashkë me 11 deputetë të tjerë.

Këlliçi insistoi se duhet të futet në Kuvend pasi është deputet dhe se moslejimi i tij është një çmenduri nga ana e Ramës, jo se ka thyer rregulloren.

“Trupat e Gardës së republikës po bëjnë luftë me deputetët, a thua se po shkojnë më Surrel. Shihni pak këtë shkresë, në zbatim të rregullores së Kuvendit, kemi ankimuar vendimin e Komisionit të Etikës.

Rregullorja e Kuvendit thotë se ky vendim që ëhstë marrë deri në marrjen e vendimit nga Byroja pezullohet. Byroja nuk është mbledhur, kemi njoftuar gardën të tërheqë gjithë këta djem që kanë vendosur tek dera dhe të marrim jesë në seancë. Në momentin që do të mblidhet Byroja ka një vendim të na thonë.

Ne kemi zbatuar rregulloren e Kuvendit, kemi çuar ankimimin. Vendimi i komisionit të etikës është i pezulluar. Nuk e di çfarë duhet të bëjmë që të marrim pjesë në seancë. është hera e dytë që përjashtohem nga senaca pa folur, kjo ëhstë çmenduri e Edi Ramës, e Lindita Nikollës.

McGonigal e ka tmerruar kryeministrin, nuk ndryshon kjo çështje. Ajo që ne i komunikuam gardës është të komunikojë me etikë. Ku e keni parë këtë sjellje. Ne duhet të futemi brenda. Kur te dali vendimi i Byrosë, le të dalë”, tha Këlliçi.


Shtuar 16.02.2023 10:21