Kryeministri Edi Rama thotë se numri i turistëve në vendin tonë këtë sezon është rritur me 6% krahasur me një vitë më parë. Teksa shprehet i kënaqur me numrin e turistëve, në emisionin “Opinion”, Rama shprehu pakënaqësi me menaxhimin e plazheve.
Kryeministri theksoi se plazhi i Ksamilit vitin e ardhshëm do të menaxhohet nga Bashkia, duke shprehur kritika për shërbimin dhe çmimet në këtë zonë.
Pjesë nga intervista:
Fevziu: Janë plazhet bosh…
Rama: Është 5%-6% në rritje në krahasim me vitin e kaluar, me shifra po flas. Po ti gjithmonë i gjen palesh bosh mo Fevzi. Unë po të tregoj shifrat që janë shifrat e aeroportit që mund t’i verifikosh. Unë di sa kanë hyrë nga Kosova në Shqipëri, di sa kanë hyrë nga ajëri.
Fevziu: Je i kënaqur me sezonin e këtij viti?
Rama: Pse duhet të jem i mërzitur si ty. Ti ke arsye të jesh i mërzitur se nuk ke partinë në pushtet.
Fevziu: E dini sa kanë qenë çmimet në jug të Shqipërisë?
Rama: Vijmë edhe te kjo. Më the a jam i kënaqur me prurjen, thash nuk jam i kënaqur me disa fenomene. E para është budallallëku i një pjese që në jug është shumë që kanë investuar dhe kanë hedhur aty një pjesë të madhe që kanë dhe sjellen me investimin e tyre sikur është dita e fundit. Nëse vendosin çmime që nuk i përgjigjet shërbimet nuk do të ketë vitin e ardhshëm njerëz që shkojnë te ata dhe pas tre vitesh do të qajnë. Duhet të studiojnë çmimet sa e ka Italia… duhet ta bëjnë për vete. Ata duhet të mendojnë se çfarë do të bëjnë me investimin pas 5 vitesh…
Fevziu: Po me shezllongët çfarë do bësh?
Rama: Plazhi i Ksamilit nuk është plazhi i Durrësit, nuk kanë për ta marrë më vitin e ardhshëm. Ka për ta marrë të gjithë bashkia. Plazhin e Dhërmiut nuk kanë për ta marrë më do e marrë bashkia, plazhin e Vlorës nuk kanë për ta marrë më. Në Velipojë, unë kam folur me Benet Becin, nuk kanë për t’i marrë më. Nuk do rrimë jo kam hotel jo s’ke hotel, jo fare, jo e ke në vijë të dytë, jo në vijë të tretë. Nuk mundet dot të merret peng Ksamili. Kur sheh shërbimin është një shërbim çfarë të them. Të gjithë plazhin e Ksamilit do e menaxhojë bashkia. Nuk ka plazhe të tyre, ta harrojnë këtë gjë. Plazhet e hapura janë të shtetit, pa leje. Do e marrë bashkia.