Efektivë të komisariatit nr 4 në Tiranë kanë arrestuar një 29 vjeçar, pasi dyshohet se ka vjedhur 18 video projektorë në 4 universitete të Tiranës.
Sipas burimeve, i riu hiqej si student për të hyrë në universitete.
Gjatë operacionit policia ka proceduar dhe një 40 vjeçar i cili ka përvetësuar sendet e vjedhura.
18 video projektorët, të dyshuar të vjedhur janë sekuestruar nga policia.