I nxehti godet Ballkanin/ Vendet e rajonit marrin masa, Serbia përballet me mungesë energjie

Temperaturat e larta ne Ballkan kane detyruar autoritetet te bejne thirrje per kujdes te shtuar ndaj qytetareve dhe puntoreve. Ministria e Shëndetësisë ne Kosove i ka rekomanduar institucionet publike dhe private që të zbatojnë masa mbrojtëse për mbrojtjen e punëtorëve nga temperaturat e larta në periudhën 22-25 korrik.

Ministria i ka bazuar këto rekomandime në udhëzimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike ku kerkohet qe të shmanget puna në ambient të jashtëm në periudhën kohore nga ora 11:00 e paradites deri ne 16:00, grate shtatzene te mos punojne ne kete fashe orari, personat me sëmundje kronike duhet të punojnë me orar të shkurtuar, maksimumi 4 orë në ditë, të përshtaten oraret e punës për të punësuarit, në mëngjes herët ose pasdite vonë, përfshirë edhe mundësinë e punës nga shtëpia, të sigurohet ajrosja e mjaftueshme në vendet e punës të mbyllura dhe të vendosen pika freskimi në vend mes te cilave edhe qasje në ujë te ftoftë, te pijshem per ta.

Temperaturat këtë javë në Kosovë pritet të shkojnë deri në 38 gradë Celsius. Edhe Ministria e Shëndetësisë ne Maqedonine e Veriut ka lëshuar disa rekomandime për të mbrojtur popullsinë nga temperaturat e larta, duke përfshirë qëndrimin brenda, dhomat e ftohta, veçanërisht midis orës 11:00 dhe 17:00, pirjen e mjaftueshme të lëngjeve, shmangien e alkoolit dhe pijeve me sheqer, veshjen e rrobave të lehta me ngjyra të çelëta dhe përdorimin e mbrojtjes së kokës dhe syve.

Ndersa ne Serbi po diskutohet per mbulimin e vendit me energji elektrike, per shkak te ngarkeses ne rrjet si pasoje e perdorimit te ajrit te kondicionuar. Aty ne te gjithe vendin jane 60 termocentrale. Temperaturat e larta ndikojnë negativisht në shëndetin e njeriut, veçanërisht te grupet më të ndjeshme të shoqërisë, si: fëmijët, të moshuarit, gratë shtatzëna, personat me sëmundje kronike, si dhe punëtorët që punojnë në ambiente të hapura, apo në kushte pune me temperatura të larta.

Si pasojë e motit të nxehtë që ka përfshirë Ballkanin, në Shqipëri, Maqedoni të Veriut dhe Kroaci është raportuar për përhapje të zjarreve, pasi temperaturat në disa raste kanë shkuar në mbi 40 gradë Celsius.


Shtuar 22.07.2025 15:44