I riu Aleks Petro është arrestuar nga Policia e Shtetit, pasi pasditen e kësaj të diele në zonën e Yzberishtit plagosi me thikë një 53-vjeçar.
Burime për mediat bëjmë ne dije se 24-vjeçari pas disa orësh kërkim nga policia ka rënë në prangat e këtyre të fundit.
Petro u shpall në kërkim pasi plagosi me thikë 53-vjeçarin, Eduart Rrapi. Siç dhe raportuam më herët ngjarja ka ardhur pas një konflikti mes të riut dhe Rrapit pasi ky i fundit në gjendje të dehur i kishte ngacmuar nënën.