Një plagosje me armë gjahu ka ndodhur në fshatin Picar të Gjirokastrës.
Mësohet se shtetasi H.M, 71 vjeç ka qëlluar qenin e shtetasit S.M, ku për pasojë është plagosur lehtë ky i fundit.
Në vendngjarja kanë mbërritur shërbimet e Policisë ku bën të mundur kapjen dhe arrestimit e autorit.
Raportohet se të moshuarit ishin kushërinj me njëri-tjetrin.
Njoftimi i policise:
Rreth orës 10:05, në fshatin Picar, Gjirokastër, shtetasi H. M., 71 vjeç, banues në fshatin Picar, dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu qenin e shtetasit S. M., ku për pasojë ka mbetur i dëmtuar lehtë shtetasi S. M., 68 vjeç, banues në fshatin Picar, Gjirokastër.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilët falë ndërhyrjes së menjëhershme dhe profesionale bënë të mundur kapjen dhe shoqërimin e autorit në ambientet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e gjahut.
Shtetasi i dëmtuar mori ndihmën e parë nga shërbimet mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të situatës. /albeu.com