I mori para të moshuarit duke e kërcënuar, procedohet e reja në Tiranë

Dy persona janë proceduar në Tiranë dhe një tjetër është shpallur në kërkim. Mësohet se 32-vjeçarja u procedua pasi kishte kërcënuar një të moshuar dhe i ka marrë një shumë parash. Ndërsa 40-vjeçarja ime iniciale V.K u procedua pasi për shkak të një borxhi të pashlyer, i ka dëmtuar xhamat e garazhit një personi.

Njoftimi i Policsë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 referuan materialet në prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen E. H., 32 vjeçe, si dhe po punojnë për kapjen e shtetasit A. M., 34 vjeç, pasi me anë të kanosjes, i kanë marrë një shumë parash, një 61-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në prokurori dhe nisi në gjendje të lirë për shtetasen V. K., 40 vjeçe, pasi për shkak të një borxhi të pashlyer, i ka dëmtuar xhamat e garazhit, një shtetasi. Materialet i kaluan Prokurorisë.


Shtuar 30.10.2024 16:18