Dy adoleshentë nga Kosova janë arrestuar sot në Tropojë, pasi akuzohen se i vodhën me dhunë çantën e dorës një qytetareje. Të arrestuarit janë V. M. 21 vjeç dhe R. R. 18 vjeçe, banues në Kosovë.
Policia e Tropojës njofton se pas marrjes së kallëzimit nga qytetarja me inicialet S. B., banuese në fshatin Dojan se i vodhën çantën ku brenda së cilës kishte një sasi parash dhe një telefon, arriti që t’i arrestonte hajdutët.
Të lidhura
None found
Policia thotë se gjatë kontrollit të ushtruar në dhomën e një hoteli në qytetin e Tropojës, ku autorët ishin akomoduar u gjetën dhe sekuestruan sendet e vjedhura: një aparat celular dhe një sasi lekësh.
Gjithashtu janë gjetur 9 fishekë pistolete, 4 telefona celularë dhe maska anticovid që dyshohen se i kanë pasur me vete gjatë kryerjes së vjedhjes.
