Duket se do të vijojnë ende përplasjet mes fituesit të Big Brother VIP Luiz Ejlli dhe moderatorit Ronaldo Sharka, pasi ky i fundit u shpreh se Kiara Tito nuk duhet të prezantonte emisionin “Kepi i Tundimeve”.
U përfol se Kiara Tiro do të ishte prezantuesja e re e emisionit “Përputhen”, por ditën e djeshme u mësua se Megi Pojani do ta drejtonte këtë format, ku nuk mungoi as urimi Ronaldos për të.
Ndërkohë dikush i ka kujtuar sërish 5 mijë eurot që Luiz Ejlli i kishte premtuar teksa ishin brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
“A i more ato 5 mijë euro o pabuks?”, ishte një koment që Ronaldo e postoi në “Instastory” dhe bashkëngjitur me të ai shkruante me humor:
“Tani që e mendoj s’kam vërtetë bukë në shtëpi, duhet me ble”.
/Albeu.com