Vijojnë të dalin detaje të reja nga plagosja e 15-vjeçarit në Tiranë. Babai i të miturit ka deklaruar se djali ka dalë nga banesa, pak para se të dëgjonin të shtënat me armë zjarri. Më pas kur kanë dëgjuar të shtënat kanë dalë menjëherë dhe e kanë gjetur djalin të plagosur.
Më pas 15-vjeçari është dërguar në spital nga babai i tij. Ndërkohë ai nuk ka pranuar të flasë pavarësisht se oficerët gjyqësore kanë tentuar disa herë ta marrin në pyetje. Lidhur me këtë ngjarje, janë ngritur pika kontrolli nga policia dhe disa grupe të tjerë po verifikojnë dhe kontrollojnë zonën.