Një tjetër gazetar është gjetur i vrarë në Meksikë.
Gazetari Luis Enrique Ramirez Ramos, është gazetari i nëntë që vritet në Meksikë brenda këtij viti.
Kufoma e 59-vjeçarit u gjet në rrugë, pranë Kuliakan, tha prokurorja Sara Quinones përmes Twitter.
“Është e qartë se është një vrasje. “Trupi u gjet në periferi të Culiacan, i mbështjellë me plastikë ,” i tha AFP Balbina Flores, përfaqësuese e RSF në Meksikë.
Luis Enrique Ramirez ka punuar për gazetën El Debate. Ai ishte gjithashtu themeluesi i faqes së internetit të lajmeve Fuentes Fidedignas.
Ai është gazetari i nëntë që vritet në katër muajt e parë të viti 2022 në Meksikë, një nga vendet më të rrezikshme në botë për ata që ushtrojnë këtë profesion.