I martohet djali, momenti kur Berisha deklaron dasmën e hapur (VIDEO)

Siç e do zakoni kryedemokrati Sali Berisha ka hapur dasmën e djalit të tij Shkëlzen me moderetoren Armina Mevlani. Në pamjet e mëposhtme të siguruara, shihet Berisha që mban fjalimin hapës në dasmën e djalit të tij të vetëm, ndërkohë që uron ata për dashurinë e tyre disa vjeçare.

“Të dashur miq, të dashur Arben dhe Mimoza, të dashur Armina dhe Shkëlzen, dasmat fjalime nuk duan, ndaj dhe unë shkurt dua të them dy fjalë. Dua nga zemra të urojë sonte Arminën dhe Shkëlzenin, të cilët kurorzojnë dashurinë dhe miqësinë e tyre disa vjeçare, sinte në këtë ceremoni, në këtë dasëm me miq e të afërmit e tyre”, tha Berisha.