Kolonja dhe jo vetëm është tronditur nga ngjarja e mbrëmjes së djeshme pasi 32-vjeçari Genti Isai ndërroi jetë pas problemeve me dhëmballën.
Prindërit e viktimës u shprehën se djali i tyrë nuk kishte pasur asnjë problem të mëparshëm shëndetësor dhe kërkojnë që të zbardhet e vërteta e vdekjes së djalit të tyre.
Tanimë ka folur edhe kushëriri i 32-vjeçarit, Blerti Shabani, i cili shprehet se Genti vuante prej ditësh nga dhimja e dhëmballës, ndërsa e ënjtura i kishte kaluar deri në qafë.
Blerti Shabani: Gentiani prej tre ditësh kishte dhimbje të dhëmballës. Ishte ënjtur dhe ënjtja i kishte kaluar edhe në qafë.
Dje shkoi në Ersekë tek një dentist dhe mori mjekime. Shkoi në shtëpi dhe pas disa orësh e ëma e gjeti pa ndjenja në divan. Menjëherë lajmëroi bashkëfshatarët të cilët e morën ta transportonin me makinë për në spitalin e Ersekës.
Duam të zbardhet e verteta dhe të dimë nga cfarë vdiq. Ai ishte i shëndetshëm dhe nuk vuante nga asnjë sëmundje. Dyshojmë që mund ti kenë bërë reaksion antibiotikët që piu për infeksionin e dhemballës./albeu.com