Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 3, Dea Mishel Vieri, ishte së fundmi e ftuar në emisionin e mëngjesit “Wake Up”, ku diskutoi mbi jetën publike të personazheve të njohur dhe mënyrën se si ata menaxhojnë ekspozimin në rrjete sociale.
Në panel, së bashku me Blendi Salajn dhe Heidi Baçin, Dea u ndal te raporti mes famës dhe privatësisë, duke theksuar se jo të gjithë dëshirojnë të ndajnë çdo detaj të jetës së tyre personale. Ajo fokusoi vëmendjen tek vajzat e showbizit dhe mënyra se si ato zgjedhin të ruajnë sekret jetën sentimentale.
Me humor, por edhe me një dozë ironie, Dea u shpreh:
“Shumica e vajzave shqiptare nuk i publikojnë në rrjetet sociale të dashurit e vet, sepse — ‘Zot më fal’ — por i dashuri i vet kërkohet nga Interpoli. Tani, atë tjetrin e kërkon Interpoli dhe ajo ta postojë në Instagram… sikur nuk bën sens”.
Debati u zhvillua gjithashtu mbi ndikimin e rrjeteve sociale në imazhin publik dhe presionin që ndonjëherë ndjejnë personazhet e showbizit për të ndarë çdo aspekt të jetës së tyre. Dea theksoi rëndësinë e kufijve dhe privatësisë, duke nënvizuar se fama nuk duhet të thyejë autonominë personale dhe të ndërhyjë në marrëdhëniet private.
