“I kam miq Pacollin dhe Ademin”, Lala dhe Xama debatojnë me Haxhiun për aeroportin e Vlorës: Paske konflikt interesi

Gazetaret Ola Xama dhe Klodiana Lala debatuan me analistin Baton Haxhiu në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV për dy aksionerët e aeroportit të Vlorës, Behgjet Pacolli dhe Valon Ademi. Ndërsa Haxhiu u shpreh se kishte shumë dijeni për këtë investim dhe problematikat sepse i ka miq të dy investitorët nga Kosova, Lala u shpreh se analisti ka konflikt interesi në këtë debat.

Pjesë nga debati

Të lidhura

None found

Lala: Hetimi për aeroportin e Vlorës është mbajtur në sekret të plotë dhe nuk kanë dalë edhe emrat e personave që u janë komunukuar akuzat, pr rezulton se kompanitë nuik kanë plotësuar kriteret, por kanë qenë zyrtarë të Ministrisë së transportit dhe Energjisë..

Haxhiu: Asgjë e vërtetë nuk ka.

Lala; Patjetër që në lidhje me këtë çështje, Prokuroria e Posaçme është duke hetuar për vepra të tjera penale, si ajo e korrupsionit, pastrimit të parave dhe shpërdorimit të detyrës. Deri në këto momente janë 3 persona të akuzuar, ndërsa zyrtarët e lartë nuk janë thirrur, se ka dyshime që janë përfshirë në vepra më të rënda penale dhe kanë afate për t;iu komunikuar këto akuza.

Kompanitë që kanë fituar tenderin për të ndërtuar aeroportin kanë qenë të paracaktuara, pak a shumë si te tuneli i Llogarasë dhe prokurorët kanë gjetur të tjera shkelje me largimin e një kompanie turke.

Mabco dhe 2A Group hynë në garë do të duhej të kishin edhe një kompani të njour ndërkombëtarisht. Kompania Yda Group erdhi në fillim por u tërhoq dhe ia shiti aksionet 4450 euro Pacollit. Ka dyshime se ky ka qenë një nga truket për ta fituar këtë garë.

Është një hetim që tregon se të gjitha garat në Shqipëri janë të paracaktuara, sepse invtestimi do të ishte rreth 104 milionë euro.

Haxhiu: Unë e kam problem me mënyrën se si u referohemi gjërave. I kam dëgjuar të gjitha debatet për aeroportin e vlorës dhe ka pasaktësi serioze. Se nuk njoh njeri tjetër që nuk e njeh këtë çështje se sa vetja ime. Klodi në momentin kur flet ti, kur është hapur tenderi për aeroportin e Vlorës ka qenë pandemi dhe për të nuk ka dashur askush të investojë në aeroporte dhe fluturime.

Xama: Kontratë me negociim të drejtpërdrejtë të paautorizuar. Nuk mund të hapësh garë dhe të thuash meqë s’na erdhi njeri i thashë Behgjetit dhe valon Ademit.

Haxhiu: Mos spekulo të lutem. Çështja se si e shtron çështjen prokurori është hulumtimi i tij. As prokurori që ka hyrë në këtë çështje, as ti Klodi që e ke hulumtu nuk kanë dijeni për çështjen se unë që i kam të dy miq dhe kam qenë që në fillimet e saj, por s’kam folur asnjëherë publikisht dhe meqë jam prezent këtu atëherë duhet të keni kujdes kur flisni për procedura.

Lala: Unë besoj se sonte qenke në konflikt interesi sa kohë do të flasim për një çështje.

Haxhiu: Jo, jo, jo, jooooooooo. Të lutem nuk dua të hyjmë te këto. Unë e kam për detyrim. Ylli.

Lala: Jo po do ta mbaroj fjalinë.

Haxhiu: Jo, jo, jo, nuk mundet të vazhdosh ti që ke konflikt interesi.

Lala: Jo do ta vazhdoj.

Haxhiu: Jo s’mundesh. Fjalia ku ti thuash tjetrit ke konflikt interesi është problem.

Lala: Po ju e thatë vetë, nuk e thashë unë që janë dy miqtë e mi.

Haxhiu: Po thashë, por ç’lidhje ka kjo me konflikt interesi? Konflikt interesi është kur jam i përfshirë aty. Ki kujdes çfarë flet.


Shtuar 6.04.2026 23:18

Tags: , ,