Vazhdojnë emocionet në Dance Reality Show “T’ka mami yll”, në ekranin e “ABC”. Ndonëse është vetëm nata e parë, ethet e garës kanë filluar të ndjehen.
Përveç fëmijëve dhe mamave të tyre, edhe anëtarët e jurisë kanë bërë deklarata tepër befasuese. Fillimisht ishte Albi Nako që tregoi se kur ka qenë fëmijë e kanë bullizuar.
Ndërkohë më e fundit është koreografia dhe balerina e njohur, Riselda Sejdia, e cila ka treguar se flokët i ka fallco.
Teksa një nga djemtë konkurentë tregoi se kaçurrelat i krijohen pasi e ëma i vendos krem, Riselda zbuloi sekretin e flokëve të saj.
“Ta them unë sekretin e flokëve të mi? Deri këtu i kam të mijat (bën me dorë te shpatulla), pastaj i kam fallco”, tha ajo./abcnews.al