Një histori dramatike fshihet pas një sulmi me acid të hënën në mëngjes, jashtë një sipitali në Greqi.
Një 57-vjeçar me probleme serioze psikologjike ka sulmuar verbalisht dhe më pas u përpoq të digjte me acid një 63-vjeçare.
Kur ai u shoqërua në komisariar ka thënë se e ka bërë atë veprim pasi sipas tij, ajo ka tentuar ta përdhunojë.
Në fakt, ai fillimisht pohoi se viktima ishte vjehrra e tij dhe më pas ndryshoi mendje, duke bërë që policia të mos sqaronte marrëdhënien mes viktimës dhe autorit.
63-vjeçari u transportua në spitalin e Atikës ku u ofrua ndihma e parë ndërsa policia përmes rrëfimit të pakuptueshëm të autorit po përpiqet të gjejë fillin për motivet e këtij sulmi të tmerrshëm./albeu.com