“I gjykojmë të tjerët dhe nuk e vërejmë se sa e mjerë…”, mos vallë Kiara Tito thumboi hapur Zhaklinën dhe Arbrin?

Gjatë spektaklit të djeshëm në ‘Big Brother VIP”, Kiara Tito pati një përplasje të fortë me dy opinionistët, ku po justifikonte komentet seksiste dhe veprimet e Luizit  kundrejt vajzave të shtëpisë.

Moderatorja u shpreh se këngëtari aty brenda po bën thjesht lojë, ndërsa Zhaku e ironizoi duke i thënë se ka frikë se mos edhe fejesa e saj mund të jetë në kuadër të lojës.

Nga ana tjetër, Arbri  mbylli këtë debat duke thënë  gjithashtu me ironi: “Ke të drejtë. Fjalët e tua nuk bien në tokë”.

E duket se pas mbarimi të “Prime”-t, Kiara i ka thumbuar dy opinionistët me një citat të novelistit spanjoll, Carlos Ruiz Zafon.

 “Është e çuditshme si i gjykojmë të tjerët dhe nuk e vërejmë sa i mjerë është përçmimi ynë”, shkruhet në postimin  e bërë në InstaStory.

/Albeu.com/


Shtuar 26.04.2023 19:55