Sipas hulumtimeve të fundit, një dietë e përditshme e pasur me fruta dhe perime mund t’ju ndihmojë të lini duhanin.
Por cilat janë ushqimet që do t’ju ndihmojnë të hiqni qafe nikotinën?
Spinaqi
Hulumtimet tregojnë se duhanpirësit priren të kenë nivele më të ulëta të acidit folik sesa jo duhanpirësit. Ky acid është thelbësor për ruajtjen e muskujve, nervave dhe trurit të shëndetshëm. Për fat të mirë, spinaqi është i pasur me këtë lëndë ushqyese! Thuhet gjithashtu se perimet jeshile i “presin” shijen cigares. Pra, është perimet perfekte për ju që dëshironi të lini duhanin.
Kivi
Pirja e duhanit zvogëlon përthithjen e vitaminave A, C dhe E, ndaj është e rëndësishme të hani shumë fruta, si kivi, i cili përmban më shumë vitaminë C sesa portokalli.
Uji
Ai lufton dëmtimin e brendshëm të shkaktuar nga nikotina dhe madje mund të ndihmojë në trajtimin e simptomave të tërheqjes. A e dini gjithashtu se nikotina mund t’ju dehidratojë? Pra, pini 8 gota ujë në ditë për të hidratuar trupin dhe për të përshpejtuar metabolizmin tuaj.
Portokallet
Është i pasur me vitaminë C, e cila rrit numrin e qelizave të bardha të gjakut. Kjo ndihmon trupin të luftojë toksinat që vijnë nga thithja e duhanit.
Karotat
Ato janë të pasura me vitamina A, B dhe C, të cilat mund t’ju ndihmojnë të eliminoni nikotinën nga trupi juaj./albeu.com