Policia në Itali ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme droge dhe ka vënë në pranga poseduesin e saj, një 24-vjeçar shqiptar.
Mediat italiane bëjnë me dije se nga një kontroll shtëpie në vendbanimin e të riut, me urdhër të Prokurorisë së Kantonit Solothurn, oficerët gjetën dhe sekuestruan më shumë se shtatë kilogramë heroinë dhe rreth një kilogram kokainë.
Sipas vlerësimit të parë, droga e sekuestruar kap shumën e disa qindra mijë frangave zvicerane. 24-vjeçari shqiptar, u arrestua për hetime të mëtejshme dhe ndodhet në paraburgim./albeu.com