Pasi është arrestuar, Alban Meneri ka pranuar që e ka goditur Nikolin Stakën.
Teksa është marrë në pyetje, ai u ka thënë oficerëve të komisariatit nr 2 në Tiranë: “E kam goditur me grushte pasi përzihej shpeshherë në punët e mia”.
Si ndodhi ngjarja?
Nikolin Staka, me profesion mësues, lindur në Laç, banues prej një muaji me qera në Tiranë. Ka parë nga ballkoni i katit të dytë të banesës që Alban Meneri po debatonte me një grua për punë parkimi, dhe i ka folur duke i thënë: “Çfarë bën s’të vjen zor që zihesh me gra”.
“Zbrit poshtë, se ta tregoj unë ty”, i është përgjigjur autori.
Staka ka zbritur dhe Meneri e ka goditur me grushte në kokë dhe në qafë, më pas ka ikur. 51-vjeçari ka gjetur më vonë vdekjen, nga hemorragjia, një ditë më vonë./albeu.com