Virozat e stinës kanë rritur fluksin e vizitave në qendrat shëndetësore… Temperatura e lartë diarre të vjella janë simptomat kryesore që shoqërojnë ndërsa bluzat e bardha apelojnë për kujdes.
Mjekja Sonila Brati thotë se pjesa më e madhe pas vizitës rikthehen për t’u trajtuar në shtëpi.
Të lidhura
None found
“Ka një shtim të rasteve dhe të sëmundshmërisë këto ditë dhe shtim të virozëve. Përgjithësisht ato që predominojnë janë infeksionet e rrugëve të sipërme respiratore, rastet me diarre dhe të vjella janë të shtuara goxha, ku tek ne vijnë dhe të rritur dhe që zgjasin 3-4 ditë. Në raste të caktuara për shkak të komplikacioneve, mund të përfundojnë deri në 7 ditë”.
Doktoresha e vë theksin te vaksina kundër gripit e cila ashtu sic do vit ka nisur jo vetëm për të rriturit por dhe fëmijët. Përveç saj rekomandon edhe shmangien e vendeve të mbipopulluara.
“Vaksina e gripit ka filluar që nga fillimi i tetorit aplikimi tek qendrat shëndetësore. Prioritet janë moshat e treta, qoftë ata që janë me probleme të diabetit, hipertensionit, apo probleme pulmunare. Por pa diskutim edhe për fëmijët, ku është një vaksinë, e cila bëhet me një dozë dhe efektet anësore janë pothuajse minimale”.
Sa i përket situatës me covid 19 mjekja thotë se ka rënë numri i të infektuarve në krahasim me një muaj më parë. /Oranews
