Deputeti i Partisë Demokratike u shpreh se nuk i trembet një shkarkimi të mundshëm nga ana e kryedemokratit Lulëzim Basha.
Noka shtoi se ai ka qenë mjek dhe në politikë është future vetëm për të mirën e popullit.
Sipas Nokës, Basha me vendimin e fundit ndaj Sali Berishës, i dha një goditje të rëndë Partisë Demokratike dhe demokratëve.
Fjala e Nokës:
Unë kam 30 vjet në këtë parti, kam ardhur që fëmijë, po të ishte për mua do isha mjek po unë jam angazhuar në politikë për të ardhmen e popullit. Sot më dhemb, fati i partisë demokratike, i demokracisë në Shqipëri. Se basha me atë vendim përçau PD-në, i dha një goditje fatale PD-së, sot i gëzuar me këtë vendim është Rama./albeu.com