E fejura vrau veten pasi Kristian Fusha vodhi dy kasaforta në shtëpinë e motrës së saj.
Tashmë është zbardhur edhe dinamika e vjedhjes së kasafortave, e cila u kthye në tragjedi.
Prokuroria e Tiranës caktoi sot masën burg për 27-vjeçarin nga Malësia e Madhe, i cili pas vjedhjes u arratis bashkë me bashkëpunëtorin e tij në Mal të Zi, ndërsa kasafortat i la në Shkodër.
Kristiani dhe Samanta sapo ishin fejuar dhe se dy ditë para vjedhjes e motra e Samanatës kishte organizuar një darkë familjare ku kishte pritur edhe çiftin e ri.
Aty duket se ka nisur gjithçka, pasi atë natë Fusha ka arritur të sigurojë çelësat e shtëpisë se kunatës.
Dy ditë pas darkës Kristiani mori shokun e tij dhe shkoi për të vjedhur shtëpinë e kanatës, nga ku mori dy kasaforta në të cilat ndodheshin rreth 1 milionë lekë të vjetra.
Sipas kamerave të sigurisë shoku i Fushës kishte shkuar i maskuar, ndërsa vetë Fusha kishte shkuar me paterica.
Gjithashtu te kamerat e zonës ku jetonte motra e Samantës është fiksuar targat e makinës, që Fusha përdori atë natë. /abcnews.al