I dyshuar për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj, Saraiva mbetet në burg

Ruben Saraiva,  i dyshuar për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj, do të qëndrojë në burg duke pritur datën 20 Mars, për të parë vendimin e gjykatës se ҫfare do të ndodhë me masën e sigurisë përfundimtare ndaj tij.

Avokati, Agim Cakrani, ka folur duke sqaruar se ka marrë ne dispozicion të gjithë dokumentet, për të parë se ҫfarë ka gjetur projkuroria.

Nuk ka prova por vetëm dyshime të prokurorisë, pasi në rast të kundërt, do të ishte në gjykim dhe jo nën hetim.

Ai vazhdon të mohojë akuzat për përfshirjen e tij, në vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj.


Shtuar 11.03.2024 11:01