I druhej atentatit? Ardian Nikulaj shtoi sigurinë dhe lëvizte me makinë të blinduar, si dështuan dy tentativat për ta eleminuar

Biznesmeni nga Lezha, Ardian Nikulaj, i cili mbeti i vrarë pasditen e 19 prillit dukey se i druhej një atentati të mundshëm.

Ai u qëllua nga 7 plumba pasditen e 19 prillit teksa pinte kafe në lokalin e tij në Shëngjin.

Mësohet se Nikulajt i janë bërë disa herë tentativa për ta eliminuar, dy nga të cilat gjatë viteve të fundit.

Në vitin 2019, në Shëngjin do të përhapeshin zëra se në zonë kishte mbërritur një vrasës me pagesë, i cili ishte paguar për të ekzekutuar Nikulajn.

Alarmi i ngritur bëri që atentati të mos finalizohej, pasi në atë kohë organet ligjzbatuese do të merrnin informacionet në kohë dhe autorët do të tërhiqeshin.

Së fundmi, sipas BW, dyshohet se disa persona të kenë paguar një grup që operon në jug të vendit, që të organizonin vrasjen e Nikulajt. Ky grup, pasi merr përsipër organizimin, tenton të rekrutojë një vrasës me pagesë.

Tentativë, e cila sërish do të dështonte, pasi atentati dekonspirohet dhe nga ai moment, Ardjan Nikulaj shtoi sigurinë dhe lëvizte me makinë të blinduar. Por, kjo situatë nuk zgjati shumë. Nuk dihet ende nëse dora që e vrau është ajo e porositësve të dy tentativave të mëparshme për eliminimin e Nikulajt.


 /Albeu.com/


Shtuar 21.04.2023 11:47