I dolën pagat e shifrat mujore, ja ç’ka vendosur të bëj Arbër Hajdari

Nga themelues në “Fundjavë Ndryshe” e deri të roli si opinionist në Big Brother, Arbër Hajdari I zbuloi të gjitha në intervistën e tij me Ermal Peçi për ‘Abc e Pasdites’. Një ndër diskutimet më të mëdha publike ka qenë edhe pasuria e këtij të fundit, e komentuar nga kushdo por e vendosur më tepër në dukje gjatë skandalit të listave të pagave ditët e fundit.

Ermal Peçi e pyeti Hajdarin për pagën e tij, pyetje të cilës opinionisti iu përgjigj kështu:

“Mua në fakt më dolën 5 paga, për të cilat 3 nuk ekzistojnë sepse janë subjekte që janë hapur në 2013 dhe kanë falimentuar në 2014 dhe aty ishte bosh. Një nga një media online minimale dhe një nga fondacioni, i cili ka qenë një projekt 6 mujor me të huaj I klasifikuar që nuk mund ta bëj publik.”

Por për të, zbulimi I pagave ka ndodhur në një kohë ideale, pasi siç shprehu edhe vetë ka nisur një projekt ku do të përfshijë të gjitha lëvizjet financiare, me synim transparencën e plotë.

“Për mua ka ndodhur në kohën e duhur pasi jam duke mbeldhur dokumentat dhe do t’I bëj të gjitha publike sepse nuk kam asgjë për të fshehur. Për të gjithë njerëzit që duan të marrin vesh dhe me një link do zbulohen të gjitha. Në aspektin personal nuk më prish asnjë lloj pune.” – shprehu Hajdari.

Të ardhurat monetare të Hajdarit janë vënë në diskutim edhe në emisionin e parë të Big Brother për xhaketën e tij, e cila dyshohej të kishte kushtuar një shifër marramendëse. E gjitha kjo Arbrin ishte një sulm I drejtpërdrejt, dhe aspak e vërtetë.

“Një çarçaf I bardhë me punë të mira, dhe një pikë e zezë… në fakt ishte gënjeshtër sepse nuk ishte ajo xhaketa që kisha veshur. Mua s’me ka rastisur të kem 40 kostume dhe 40 këpucë se nuk kam ku t’I vesh nëpër katunde. U mërzita pak në fakt…” – tha ai.


Shtuar 27.12.2021 18:52