Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në fshatin Zvezdë të Korçës. Dyshohet se babai, 77 vjeç ka vrarë me sende të forta (çekiç) të birin, Hamdi Bylykbashi, 50 vjeç.
Mësohet se viktima ishte i divorcuar nga bashkëshortja, jetonte në Gjermani dhe kishte vetëm disa muaj që ishte kthyer në Shqipëri.
Për shkak të divorcit, konsumonte alkool çdo ditë, ndërsa ditën e djeshme është konfliktuar me babain duke tentuar ta shtyjë në pus.
Ky i fundit i është kthyer duke e goditur me çekiç.
Fillimisht familjarët e tij kanë deklaruar se viktima, duke qenë në gjendje të dehur, ishte rrëzuar aksidentalisht në banesën e tij dhe për pasojë kishte marrë dëmtime në kokë.
Mirëpo, pas hetimeve është zbuluar se 50-vjeçari i dehur është konfliktuar në banesë me babain, të cilin ka dashur t’a hedhë në pusin e ujit në oborr.
Si pasojë, 77-vjeçari e ka goditur disa herë në kokë me çekiç që përdoret për të thyer gurë, ku si pasojë e dëmtimit të rëndë, 50-vjeçari ka humbur jetën gjatë transportimit për në spitalin e Korçës./Albeu.com/