I dinit? Gënjeshtrat që nuk duhet t’i besoni më

Ka disa mite të shkencës të cilat ka ende njerëz të cilët vazhdojnë t’i përmendin me bindje. Sado që janë padyshim fakte interesante, ka kohë që një pjesë e mirë e njerëzve, pa qenë e nevojshme të jenë shkencëtarë, e kanë mësuar tashmë se nuk janë asgjë më shumë se legjenda urbane.

Cilat janë ato? Ua numërojmë një më një më poshtë:

1. “Ne përdorim vetëm 10% të trurit”

Vërtetë ka akoma shume gjëra të pazbuluara për trurin e njeriut, por fakti që ne e përdorim të gjithin, jo vetëm 10% të tij nuk është një ndër këto mistere. Ekzistojnë gjithato të dhëna nga skanimet e trurit që tregojnë se kjo shifër prej 10% është plotësisht e rreme.Ne vërtet nuk e përdorim të gjithë trurin në çdo moment të ditës, por përdorim pjesë të ndryshme të tij në momente të ndryshme.

2. “Nikotina është fajtore për sëmundjet që lidhen me cigaren”

Shumë shkencëtarë thonë se nikotina në vetvete nuk shkakton sëmundje. Në fakt, sipas një artikulli të Harvard Health Publishing, nikotina mund të ketë edhe efekte pozitive në shëndet, si përshembull ulja e mundësisë për të patur sëmundjen e Parkinsonit apo efekti i saj relaksues.

Nikotina paragjykohet shpesh si një kimikat i dëmshëm për shkak se shkakton varësi ndaj duhanit, por ka studime të panumërta të cilat tregojnë se në vetvete ajo nuk është e dëmshme. Në fakt, nikotina gjendet në shumë perime dhe fruta si tek domatja, patatja, patëllxhani apo lulelakra, si edhe tek çaji.

Për shkak se cigaret me djegie e dërgojnë nikotinën në masa të mëdha dhe shumë shpejt në tru, ajo ka vetinë të krijojë varësi. Pavarësisht kësaj, është shumë e rëndësishme të përpiqeni për ta lënë krejtësisht duhanin.

Por për ata të cilët zgjedhin të vazhdojnë, ka alternativa të cilat përmbajnë vetëm nikotinë, si alternativa me avull, e cila njihet ndryshe si cigare elektronike. Ajo funksionon përmes avullimit të një kapsule me lëng i cili përmban vetëm nikotinë

Gjithashtu, për të shmangur çlirimin e kimikateve të dëmshme këshillohet alternativa me ngrohje IQOS. Pajisja e cila e ngroh duhanin, duke mos e djegur atë redukton 95% të kimikateve që çlirohen nga djegia në një cigare klasike.

3. Sheqeri i bën fëmijët hiperaktivë

Nuk ka pasur prova për të vërtetuar tezën e famshme se sheqeri shkakton hiperaktivitet tek fëmijët (përveç raste fëmijësh me çrregullim insuline të shoqëruar me disa çrregullime psikiatrike). Nëse keni vënë re rritje të aktivitetit tek fëmijët tuaj veçanërisht pas festave gjatë të cilave tipikisht konsumohen ëmbëlsira, me gjasë është thjesht entuziazmi festiv, i cili kalon me t’iu kthyer normalitetit.

Kjo nuk do të thotë që marrja e sheqerit nuk duhet të kufizohet. Shumë sheqer shoqërohet me shtim në peshë, rezistencë ndaj insulinës dhe hipertension.

7. Bananet rriten në pemë

Bananet rriten në diçka me madhësinë e pemëve, por “pema” e bananes në të vërtetë nuk është një pemë. Bima e bananes, e cila mund të rritet deri në 25 metra, është në të vërtetë barishte shumë e madhe. Nëse shikoni me kujdes bananen, do të vini re se ajo nuk ka fibra drunore. Ka kërcell dhe gjethe të forta, megjithatë i mungon trungu dhe degët që do ta përcaktonin atë si pemë.


Shtuar 1.04.2021 15:17