Orges Bilbili, i dënuar me burg për jetë nga Gjykata e Posaçme për vrasjen e dyfishtë në Lushnjë, i është drejtuar Apelit me kërkesë për pafajësi.
Në ankimin e dorëzuar në Apel, avokati Detar Hysi pretendon se dënimi i Bilbilit është bërë në mungesë të provave shkencore dhe me prova të manipuluara dhe marra në kundërshtim me ligjin.
Bilbili dhe Anterio Kaloshi u gjetën fajtor nga Gjykata për vrasjen Zamir Latifit, Jurgen Hoxhës dhe plagosjen e dy personave të tjerë në Lushnjë në 2017-ën në bazë të disa pamjeve filmike dhe dëshmive të të afërmve të viktimave.
Ndërkohë mori pafajësi për dyshimet se ishte përfshirë në atentatin ndaj nipit të Aldo Bares, Xhulio Shkurtit./albeu.com