I dënuar për vrasje me dashje, bie në pranga 43-vjeçari me dy identitete (EMRI)

Policia e Tiranës, ka raportuar arrestimin e një personi të shpallur në kërkim, me rrezikshmëri të lartë shoqërore në fushën e krimeve kundër personit.

Në kuadër të operacionit të koduar “END” është vënë në pranga shtetasi Klement Zguro alias Klement Kaçolli, 43-vjeç, banues në Tiranë.

Ai është kapur në rrugën “Mikel Maruli” në kryeqytet, teksa është i dënuar me 11 vite burg, për vrasje me dashje dhe armëmbajtje pa leje.

“Gjykata e Apelit Korçë e ka dënuar këtë shtetas me 11 vite burgim, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”. 43-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur 8 vite e 11 muaj burgim”, – njofton Policia.

Uniformat Blu të kryeqytetit, bëjnë me dije se 43-vjeçarin ia kanë dorëzuar Policisë së Korçës për veprime të mëtejshme procedurale.


Shtuar 31.05.2025 09:46