I dënuar për kultivim narkotikësh dhe armëmbajtje pa leje, vihet në pranga 49-vjeçari në Pukë

Në kuadër të operacionit ‘Sundimi i Ligjit’, policia e Pukës, ka vënë në pranga 49-vjeçarin Kastriot Gega, i shpallur në kërkim, pasi rezulton i dënuar me 5 vite nga Gjykata e Shkodrës.

Gjykata e Apelit Shkodër, me vendimin e datës 17.09.2018, e ka dënuar këtë shtetas, me 5 vjet burgim, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”, pasi ka rezultuar bashkëpunëtor në kultivimim e 3280 bimëve narkotike cannabis sativa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 21.01.2024 14:02