I dënuar më parë për vjedhje, ky është 39-vjeçari që grabiti pikën e Western Union në Asitr

Personi në foto është  Artan (Marius) Tafani, autor i dyshuar i vjedhjes së 40 mijë eurove në Astir 4 ditë më parë.

Agjentët e Kmisaoriatit nr. 6 kanë mundur të gjurmojnë Tafanin  përmes vëzhgimit të kamerave të sigurisë. Janë gjurmuar lëvizjet e tij hap pas hapi, para dhe pas ngjarjes. Ka lëvizur me biçikletë dhe me taksi, ndërsa ka qenë vetë 39-vjeçari që ka dërguar rrobat dhe materialet e tjera në garazhin e 35-vjeçarit Enio Mecaj, të cilat i ka pasur veshur ditën e grabitjes.

Gjatë kontrollit në garazh u gjet dhe një makinë e vjedhur në Shijak, ngjarje që kishte mbetur e pazbardhur, për të cilën dyshohet se autor janë Tafani dhe Mecaj. Artan (Marius) Tafani rezulton me precedent të theksuar kriminal, sidomos në grabitje.

Ai është shpallur në kërkim, ndërsa Mecaj është vënë në pranga./Albeu.com/.

 


Shtuar 28.06.2023 10:14