I dënuar me burg, kush është 41-vjeçari i kapur në Rinas, furnizoi Britaninë me kokainë e heroinë

Një 41-vjeçar i deportuar nga autoritetet britanike në vendin tonë, ku rezulton i dënuar për trafik droge, është arrestuar në Rinas.

Denis Xhelili, banues në Vlorë, sipas bluve është kthyer në kategorinë “Deportiv” nga Mbretëria e Bashkuar dhe, pas intervistimit dhe verifikimeve të detajuara ka rezultuar se Gjykata e Vlorës ka njësuar vendimin e Gjykatës së Kurorës Luton–Chichester.

Kjo e fundit e kishte dënuar me 13 vjet e 4 muaj burg, për veprat penale “Komplot për furnizim me drogë të klasit A” dhe “Komplot për t’u shmangur nëpërmjet mashtrimit nga ndalimi i importimit të një droge të klasit A”.


Shtuar 8.11.2025 13:08