Shqiptari i kërkuar nga Interpol Athina, Artur Pacaj 37-vjeç, është arrestuar nga Policia malazeze në kufirin malazezo-shqiptar.
Ai është ndaluar në pikën kufitare Bozaj (Hani Hotit), pasi rezulton i dënuar në Greqi me 8 vjet heqje lirie për trafik droge.
Ai do t’i nënshtrohet procedurave të ekstradimit, sipas vendimit të Gjykatës së Lartë në Podgoricë.