Policia e Shtetit ka vënë në pranga një shtetas të shpallur në kërkim. Arrestimi nga efektivët e “Shqiponja” ka ndodhur pasditen e djeshme në këtë qytet.
Sipas burimeve nga dëshmitarë okularë që raportuan për ngjarjen, personi është arrestuar në lagjen “3 Heronjtë” të qytetit të Shkodrës.
Ndërkohë, burime policore, bëjnë me dije se personi i prangosur është identifikuar me emrin Nikolin Shkambi, 31 vjeç, i cili njihet edhe me emrin Fredi.
Rezulton se ky person është i dënuar me 5 vite burgim nga gjykata e Shkodrës për vjedhje në bashkëpunim dhe ishte person i shpallur në kërkim. /albeu.com/