I dënuar me 4 vite burg për kultivim të lëndëve narkotike, arrestohet 33-vjeçari i shpallur në kërkim (EMRI)

Një 33-vjeçar i dënuar me 4 vite burg për kultivim të lëndëve narkotike dhe që ishte shpallur në kërkim, është arrestuar nga policia në Divjakë.

Në pranga ka rënë shtetasi Danjel Skënderi, i cili është dënuar nga Gjykata e Korçës, me 4 vjet burgim, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Të lidhura

None found

Uniformat blu, shprehen se nga ky dënim, 33-vjeçarit i kanë mbetur për të kryer 1 vit, 10 muaj e 4 ditë.

Njoftimi:

Kapet një 33-vjeçar i shpallur në kërkim, i dënuar me 4 vjet burgim, për kultivim të bimëve narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e shtetasit në kërkim:

Danjel Skënderi 33 vjeç, banues në fshatin Çermë Sektor, Divjakë.

Ky shtetas është dënuar nga Gjykata e Korçës, me 4 vjet burgim, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”. Nga ky dënim, atij i kanë mbetur për të kryer 1 vit, 10 muaj e 4 ditë.

Veprimet e tjera procedurale për këtë shtetas u kryen nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec.


Shtuar 3.04.2026 09:18