Gjykata e Lartë në Dhomë Këshillimi ka vendosur mos pranojë rekursin Laert Haxhiut.
Ai kërkonte ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Apelit që e dënoi me 18 vite burg.
Avokati i tij, Detar Hysi, paralajmëron do të ndjekë rrugët ligjore në Gjykatë Kushtetuese pasi dënimi nuk është i bazuar në ligj.
Laert Haxhiu u arrestua më 23 maj në Greqi. Ai nuk do të ekstradohet drjt Shqipërisë. 31-vjeçari do të vijojë të qëndroj në burg në Greqi vetëm për akuzat “largim nga vendi i aksidentit” dhe “prishje e qetësisë publike”, të ngritura menjëherë pas arrestimit të tij. Avokati i tij mbrojtës Detar Hysi pretendoi se klientit të tij i rrezikohet jeta në vendin tonë dhe për këtë arsye kërkoi mos ekstradim të tij drejt Tiranës. Autoritetet shqiptare pritet të ankimojnë vendimin e gjykatës së Shkallës së Parë të Janinës në Apel, i cili pritet të jap fjalën e fundit për ekstradimin e tij drejt Tiranës.
Laert Haxhiu njihet për rivalitetin me ish kreun e bandës së Lushnjës Aldo Bare dhe është një personazh i konsideruar shumë i rrezikshëm. Ai u arrestua në maj nga policia greke në Janinë. Atij iu gjetën leje qëndrimi greke e falsifikuar me emrin Mikis Askalidis, 32 vjeç, i lindur në Gjeorgji. Në atë kohë, arrestimi i tij u bë për efekt ekstradimi pas informacioneve të marra nga policia shqiptare, e cila ia përcolli më pas homologeve grekë. Kapja e tij i ngjante ndjekjeve njëlloj si nëpër filma, teksa bashkë më të në të njëjtin automjet ishin edhe Firdeus Berberi dhe Johan Muçllari, djali i pronarit të hotel “Voloreka” në Pogradec. Gjatë tentativës për t’iu larguar policisë helene makina BMW X5 u aksidentua me një bordurë anësore në rrugë, por asnjëri prej tyre nuk pësoi dëmtime. Ndonëse ishte i shpallur prej vitesh e kërkim ndërkombëtar, Laert Haxhiu jetonte i qetë fare pranë kufirit me Shqipërinë.
Laert Haxhiu kërkohet nga autoritetet shqiptare jo për pak, por për 3 ngjarje kriminale tashmë të dokumentuara. E para është për kryerjen e një dënimi të dhënë në vitin 2017 për “vrasje në rrethana cilësuese”, e mbetur në tentativë dhe “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Po ashtu, prokuroria shqiptare e kërkon Laert Haxhiun edhe për vrasjen e 2017-ës të së ashtuquajturës “Masakra e Lushnjës” ku mbetën të vrarë gabimisht Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha. Në këtë ngjarje, Laert Haxhiu dhe bashkëpunëtorët e tij Anterio Kaloshi dhe Orgest Bilbili tentuan të eliminojnë nipin e Aldo Bares, Xhulio Shkurtin, por shënjestra mundi t’u shpëtoj plumbave të kallashnikovëve. Për këtë ngjarje, të dënuar më burgim të përjetshëm janë të dy, si Anterio Kaloshi ashtu edhe Orgest Bilbili.
Pas arrestimit të tij në vendin fqinj, 4 vite më pas Prokuroria e Fierit në bashkëpunim me Komisariatin e Lushnjës arritën të zbardhin vrasjen e 40-vjeçarit Besnik Hida dhe njëri prej 3 autorëve të dyshuar të asaj vrasje është Laert Haxhiu, bashkë me Orgest Bilbilin dhe Ardian Ahmetajn. Dosja, që e kishte mbuluar pluhuri në Fier, u rihap së fundmi dhe u siguruan provat e nevojshme shkencore se autorë të saj janë pikërisht Haxhiu, Bilbili dhe Ahmetaj.
Laert Haxhiu, 31 vjeç, akuzohet edhe për masakrën e vitit 2017-ës ku u vranë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha.
Nga ana tjetër, Orges Bilbili, 33 vjeç, është i dënuar me burgim të përjetshëm për masakrën e 2017-ës, bashkë me Anterio Kaloshin, ndërsa Ardian Ahmetaj, 49 vjeç, aktualisht ndodhet në burg në Greqi, i arrestuar në 2020-ën, i dënuar me 11 vjet burg nga Gjykata e Athinës, për armëmbajtje pa leje në rrethana rënduese./Albeu.com.