Një 34-vjeçar nga qytetti i ersekës, ka rënë në prangat e policisë, pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur, si dhe kundërshtoi forcar e policis kur i bënë shenj të ndalonte.
34-vjeçari S.M, gjithashtu në momentin që i ëhstë kërkuar të ndalojë, ka bërë manovra të rrezikshme në rrugë.
Njoftimi:
Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin S. M., 34 vjeç, banues në Ersekë, Kolonjë, pasi duke drejtuar automjetin, në qytetin e Ersekës, nuk i është bindur shenjës së punonjësve të Policisë, për të ndaluar, por është larguar me shpejtësi duke kryer manovra në rrugë. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje dhe kanë ndaluar drejtuesin e automjetit, i cili gjatë shoqërimit për në ambientet e Komisariatit, ka kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë. Pas testit të alkoolit rezultoi se 34-vjeçari e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.
/AlbEu.com/