“I dashuruar me një kriminel” – Vserlo merr vëmendje me një postim në rrjete sociale

Vserlo, një nga figurat më të spikatura të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania, ka ngritur dyshimet dhe kureshtjen e ndjekësve të tij në rrjetet sociale.

Ai publikoi së fundmi një fotografi ku shfaqet një djalë misterioz, ndërsa sfondi muzikor i postimit është kënga provokuese e Britney Spears, “Criminal”.

Përzgjedhja e kësaj kënge, e cila flet për një dashuri të ndaluar dhe të rrezikshme, ka shtuar edhe më shumë intrigën.

Fansat po spekulojnë se çfarë mund të jetë apo thjesht një mënyrë e tij për të tërhequr vëmendjen.

Nuk është hera e parë që Vserlo provokon me postimet e tij enigmatike, por këtë herë duket se diçka më e thellë fshihet pas këtij postimi.

Gjatë qëndrimit në Big Brother VIP Albania 4, Vserlo u dallua për komentet e drejtpërdrejta dhe aftësinë për të qëndruar në qendër të vëmendjes pa u përfshirë në skandale të mëdha.

Ai krijoi një bazë të fortë fansash, të cilët e vlerësuan për natyrën e tij të sinqertë dhe stilin unik të të shprehurit.


Shtuar 11.06.2025 17:15