Moderatorja dhe opinionistja e njohur, Neda Balluku, ka konfirmuar së fundmi lajmet për ndarjen nga bashkëshorti i saj, Ogren Balluku, pas 10 viteve martesë. Lajmi u konfirmua nga vetë Neda gjatë një daljeje televizive në emisionin “Goca & Gra”.
Divorci i çiftit ka tërhequr vëmendje të gjerë publike, jo vetëm për kohëzgjatjen e lidhjes dhe profilin e tyre mediatik, por edhe për shkak të lidhjeve familjare. Ish-kunata e Nedës, ministrja Belinda Balluku, ndodhet aktualisht nën hetim nga SPAK, çka ka shtuar më shumë kuriozitetin e publikut rreth dinamikave familjare.
Pavarësisht situatave të vështira personale dhe zhurmës mediatike, Neda vazhdon të jetë aktive në rrjetet sociale dhe të komunikojë hapur me ndjekësit e saj. Mbrëmjen e djeshme, një prej tyre e pyeti për titullin intriguese të librit të saj të ri, “I dashur, ti je trap”, libër i cili ka bërë bujë për qasjen e tij të drejtpërdrejtë dhe tonin ironik.
Neda u përgjigj:
“Është një lojë me lexuesin. Në shumë aspekte jam e bindur që është ajo që del trape. Jo ai.”
Kjo deklaratë ka ngjallur diskutime të reja, pasi moderatorja duket se ka zgjedhur një rrëfim ku rolet, gabimet dhe perceptimet në një marrëdhënie shqyrtohen pa e vënë theksin vetëm tek partneri mashkull. Titulli provokues, sipas saj, synon të përfshijë lexuesin në reflektim dhe introspeksion.
