Një 32-vjeçar shqiptar është ekstraduar nga Londra në Athinë, pasi ndaj tij ishte lëshuar një urdhër ndërkombëtar arresti. Në muajin mars ai dyshohet se ka vjedhur 290 mijë euro në banesën e një biznesmeni dhe njeriu të njohur në televizionet greke, në Athinë.
Pas vjedhjes, shqiptari dyshohet se u largua jashtë shtetit, për t’u arrestuar më pas në Londër. Vetë shqiptari mësohet se nuk e ka pranuar akuzën e ngritur.
Pas ekstradimit, ai ka dalë para Gjykatës, ku është vendosur të lihet i lirë në masën “detyrim paraqitje”./albeu.com