I biri publikon fotografinë e ish-presidentit Thaçi: Kjo s’është lamtumirë, por vetëm mirupafshim

Dy vite më parë Hashim Thaçi dha dorëheqjen nga posti i presidentit, pasi që ndaj tij ishte konfirmuar aktakuza e Prokurorisë së Specializuar të Hagës.

Djali i tij, Endriti me anë të një “InstaStory” ka kujtuar një pjesë të deklaratës së ish-presidentit, ku e kishte lajmëruar dorëheqjen.

“Kjo nuk është lamtumirë por vetëm mirupafshim”, shkroi ai krahas fotos së babait të tij, ish-kreut të lartë të UÇK-së, Hashim Thaçit.


Shtuar 6.11.2022 09:09