Atentati me tritol ndaj kreut të PD-së në Bashkinë e Vaut të Dejës, Benard Ndrecës, ka tronditur familjarët.
Reagimin e parë e bëri e ëma e Ndrecës e cila pa momentin e shpërthimit. Nëna e Ndrecës u afrua menjëherë pranë makinës dhe thërriti të birin. “Nard mor, Nard mor…Ah e mjera unë!”, ofshan ajo, teksa ai del nga makina në gjendje të mirë shëndetësore.
Babai i Benard Ndrecës, në një intervistë për Euronews Albania ai tha se nuk dyshojnë tek askush, pasi i biri nuk ka konflikt të hapur me asnjë njeri.
Sipas tij sulmi dyshohet të jetë për shkak të angazhimit politik të të birit, por theksoi se ata nuk kanë frikë nga askush.
“Nuk ka pasur konflikte me asnjë. Nuk e di pse ka ndodhur një gjë e tillë. Nuk kemi frikë. Janë gjëra që ndodhin. Policia nuk na tha asgjë. Nuk dyshojmë te asnjeri. S’kemi fol më asgjë me djalin”- tha ai.