I biri i anëtares së KLP-së, publikohet foto e Rei Metës, i mori jetën 55-vjeçarit në Vlorë pas sherrit me grushte

Personi në foto është Rei Meta, autor i dyshuar i vrasjes së 55-vjeçarit Armando Meshau në Vlorë.

Ngjarja ndodhi pasditen e sotme në një qendër interneti pas një konflikti të çastit.

Rei Meta është djali i Nurihan Metës, anëtares së Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Prej disa vitesh autori dhe viktima kishin përplasje mes tyre për shkak të blerjes së një apartamenti.

Viktima Armando Meshau ka qenë në një pikë interneti për të printuar dokumente dhe sipas burimeve ka nisur të konfliktohet me Rei Metën, i cili ishte në po të njëjtin ambient.

Pas debatit, 33-vjeçari banues në Tiranë e ka qëlluar Meshaun dy herë me grusht në fytyrë dhe nga goditja ai ka rënë pa ndjenja në tokë duke humbur edhe jetën.

Policia e Vlorës e ka shoqëruar Metën në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje./Albeu.com/.


Shtuar 7.08.2023 20:10