I besuari i Donald Trump publikon pamjet e protestës në Tiranë, Grenell shpërthen ndaj ish-prokurorit që ngriti aktakuzën për ish-krerët e UÇK

Qendra e Tiranës u pushtua nga mijëra protestues pasditen e kësaj të premteje në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së ndërsa një reagim i frotë ka ardhur nga Emisari Special i Presidentit Trump për Misionet e Posaçme.

Përmes një postimi në rrjetin social X, Richard Grenell teksa shpërndan pamjet nga protesta e Tiranës, “sulmon” Gjykatën Speciale duke thënë se Haga ka dalë jashtë kontrollit dhe kjo është ajo që ka bërë Jack Smith.

Ky i fundit është ish-prokurori i Prokurorisë Speciale të Hagës që ngriti aktakuzën ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Nuk është hera e parë që Richard Grenell sulmon gjykatën speciale ndërsa kujtojmë se pak ditë më parë kur Presidentja e KE, Ursula von der Leyen vizitoi Kosovën, nuk munguan “sulmet”.

Grenell tha se Von der Leyen s’mund të japë këshilla sesi të forcohen institucionet pasi BE prej pesë vitesh po mban peng ish-krerët e UÇK-së.

“Haga është jashtë kontrollit. Kjo është ajo që bëri Jack Smith.”-shkruan Grenell.


Shtuar 17.10.2025 21:48